Një shpërndarës droge është arrestuar sot në flagrancë në Tiranë, operacioni u krye nga efektivët e sektorit të antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Gjatë operacionit u shoqërua edhe një person i dytë. Pritet që policia të dalë në një konferencë shtypi për të dhënë detaje të tjera në lidhje me arrestimin.