Tiranë, arrestohet punonjësi i gjendjes civile dhe një i dënuar në Greqi

redaktor

Policia e Tiranës njoftoi të mërkurën arrestimin e një punonjësi të gjendjes civile nr. 4 dhe të një të dënuari në Greqi.

Në pranga u vunë 30-vjeçari Feim Zhupani dhe 33-vjeçari Dritan Beqiri. Këta persona akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash në bashkëpunim”

Punonjësi i gjendjes civile dyshohet se ka pajisur me certifikatë familjare shtetasin Dritan Beqiri, i cili ka aplikuar me dokumente të falsifikuara, ku nga verifikimet e kryera ka rezultuar me dy rekorde në sistemin e gjendjes civile, ku dyshohet se nuk ka pasqyruar këtë fakt në deklarimin e të dhënave për shtetasin Dritan Beqiri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *