Tiranë, ARRSH njofton shoferët që të tregojnë kujdes

redaktor

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) njoftoi se është duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve të fundit. Edhe pse situata e akseve nacionale paraqitet e përmirësuar, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve edhe në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, për shkak se gjatë natës ka temperatura të ulëta, të cilat shkaktojnë ngrica në rrugë. ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *