Tiranë, asgjësohen 864 bimë kanabisi afër liqenit të Bovillës

Dita

Policia e Shtetit vazhdon punën për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike në të gjithë territorin.

Nga informacionet e marra në rrugë operative policia e Tiranës ka asgjësuar 864 bimë kanabis sativa. Sipas policisë, “nga informacionet e marra në rrugë operative si dhe në vijim të punës për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, nga shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë nr 4 u bë e mundur gjetja dhe asgjësimi i rreth , 846 bimë të dyshuara si kanabis sativa”.

Bimët u konstatuan afër liqenit të Bovillës në zonën e Bulceshit dhe u asgjësuan me anë të djegies. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *