Autoriteti Shëndetësor Rajonal përshëndeti aksionin e Policisë së Shtetit në Poliklinikën Nr. 9 në kryeqytet. Përmes një komunikate, ASHR thekson se ky aksion është shprehje e vullnetit të palëkundur të qeverisë për të luftuar korrupsionin. “ASHR shpreh vendosmërinë për të ndërmarrë hapa konkretë për të goditur çdo rast që cenon betimin e Hipokratit dhe bluzat e bardha”, thuhet në deklaratë. Policia mori nën akuzë 2 mjekë, 2 punonjëse dhe 3 agjentë sigurimesh, që lëshonin raporte mjekësore kundrejt ryshfetit për viza pune greke.
