Tiranë, atentati ndaj 27-vjeçarit, shkak dyshohet e kaluara

redaktor

Plagosja me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në kryeqytet, duket se ka pasur shkak të kaluarën e të dëmtuarit, i cili kishte ndërruar edhe gjeneralitetet. Ngjarja ndodhi pranë stadiumit “Dinamo”. M. Luçi, (më parë ka pasur mbiemrin Doçi), rreth 27 vjeç, është qëlluar me dy plumba nga persona ende të paidentifikuar, por me të cilët dyshohet se ka pasur edhe konflikt në rrugë. Dëshmitarët thanë se kanë parë katër persona që janë përplasur dhe më pas dëgjuan të shtënat. Policia tha se i plagosuri ka pasur precedentë të mëparshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *