Tiranë, autobusi me targa greke përplas për vdekje kalimtaren

redaktor

Një e moshuar ka gjetur vdekjen e menjëhershme mesditën e sotme pasi është përplasur për vdekje nga një autobus me targa greke.

Aksidenti i rëndë ndodhi përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, ndërkohë nga hetimet paraprake mësohet se e moshuara po kalonte rrugën kur papritur është përplasur nga autobusi me targa greke “ FOH7161”

E moshuara identiteti i të cilës nuk bëhet ende me dije ka humbur jetën në vend pasi nuk ka përballuar do plagët e marra, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit./bw

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *