Pesë ushtarakë janë plagosur pasditen e sotme në Tiranë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kroi i Kuq në Priskë, ku automjeti i Ndërlidhjes ka dalë nga rruga teksa udhëtonte drejt Bizës për stërvitje.
Sipas policisë, ushtarakët e plagosur, janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, por nuk përjashtohet edhe mundësia e një defekti teknik në automjet.
