Tiranë, bastisen dhomat e studentëve të Inxhinierisë

anazapta

Persona të paidentifikuar kanë hyrë në mënyrë të fshehtë në godinën e studentëve të Inxhinierisë, duke bastisur disa nga dhomat që kanë gjetur hapur. Policia tha se mori denoncimin nga drejtuesit dhe vetë të dëmtuarit pasi konstatuan plaçkitjen. Mësohet se autorët kanë marrë një lap-top, tre telefona celularë dhe një shumë prej 8000 lekë. Dyshohet se vjedhja mund të jetë kryer edhe nga brenda, kurse materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit, për akuzën e vjedhjes.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *