Momentet e grabitjes së një pike karburanti (VIDEO)

anazapta

Një ditë më parë, policia e Tiranës njoftoi për arrestimin e pjesëtarëve të një bande të rinjsh nga Kamza, të cilët grabisnin pikat e karburanteve. Këto janë momentet e kapura nga kamerat e sigurisë, teksa kryenin një prej këtyre grabitjeve.

VIDEO:

Në kuadër të operacionit “Gjahtarët e natës” u arrestuan në flagrancë:

1.      Rigels Halil Halmusaj, 24 vjeç, banues në Kamëz;

2.      Aleksandër Frok Daci, 26 vjeç, banues në Kamëz Tiranë;

3.      Kristi Fatmir Koleci, 22 vjeç, banues në Bathore;

4.      Bashkim Sali Mellungja, 30 vjeç, banues në Bathore;

5.      Ndue Deshaj, 27 vjeç, banues në Bathore,

6.      Fredi Sali Mellungja, 26 vjeç, banues në Kamëz

Ndërsa në kërkim policor është shpallur Gentian Lika.

Të 5 shtetasit e lartpërmendur u kapën përgjatë momenteve të përgatitjes së një vjedhje me dhunë të një pike karburanti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan – Pogradec.

Në cilësinë e provës materiale, grupit të strukturuar kriminal i janë sekuestruar dy automjete tip “Golf” dhe “Benz”, që dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjet me dhunë.

Të arrestuarit janë autorë të dyshuar të një sërë ngjarjesh të rënda, ndër të cilat:

1.      Në datë 16 nëntor 2013, vjedhje e një pike karburanti në qytetin e Laçit;

2.      Në datë 24 janar 2014, vjedhje e një pike karburanti në Ibë të komunës Bërzhitë;

3.      Në datë 13 janar 2014, vjedhje e një pike karburanti në qytetin e Laçit;

4.      Në datë 15 janar 2013, vjedhje e një pike karburanti në qytetin e Burrelit;

5.      Në datë 17 janar 2014, vjedhje e një pike karburanti në qytetin e Lushnjes, në vendin e quajtur Qendër-Gramsh;

6.      Vjedhje me dhunë e një pike karburanti në qytetin e Vorës.

 

Share This Article
5 Comments
  • Të gjithë nga kamza dhe bathorista? Kontigjenti kriminal i zhelal master daulles! Duhet medoemos te hetohet dhe mbështetja politike e kesaj bande. Do te dale diçka!?

  • Cfare do ishte Tirana pa Kamzen apo sic quhet e damkosur sot, pa Bathoren?? Cfare do ishte kryeqyteti pa kete llum shoqeror qe ka zbarkuar ne ate zone??

    Tirana do kishte mundesine te jetonte me shifra shume me te uleta kriminaliteti. Nuk do na degjonin veshet krime familjare si ne kohen e neandertaleve dhe kanibaleve. Nuk do degjonim per prerje flokesh te grave dhe nenave, si mase ndeshkimi.Nuk do na duheshe te perballeshim perdite me prezencen e zhurmshme te specieve qe nuk kane asgje te perbashket me boten e vitit 2014. Do shpetonim arken e shtetit nga vjedhjet e kamufluara si “ndihma sociale” te drejtuara nga kryetari i morrit te malokerise dhe babezise, Prof, Dok, Xhelal Mziu.
    Buldozeret dhe tritoli do ishin koalicioni me i mire shqiptar per kete zone. “Toka e Xanun” nuk ka sjelle kurre dicka pozitive pervec shpellarizmit. Kthimi i asaj zone ne identitet, eshte nje detyrim kombetar dhe jo zyrtarizimi i nje katastrofe urbane dhe bombe shoqerore.

  • Fruti i politikes antisociale,diletanteske,krahinore,megallomane,pa asnje vizion per te ardhmen e te paudhit dhe klikes se tij gjakatare! Sikur ky i paudhe e driteshkurter ta kontrollonte fluksin e verioreve me rregulla e ligje,(tip pashaportizimi si ne kohen e dull cenit) do ishte krejt me ndryshe! Tashme eshte e kote ta mbyllesh deren e vathes kur buajt kane ikur….

  • Ah Enver Hoxha ku je .Jo ministri i jashtem i Kosoves por ai tjetri qe i tridhte nga koqet keto horra.Po thyjini mor me dysh qe te mos ju shkoj me mendja per te tilla gjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *