Shkëputet një pjesë e suvasë nga një klasë në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në orën e tretë të mësimit, ku një pjesë e klasës kishte dalë për pushimin e gjatë ndërsa brenda saj ndodheshin 10 vajza. Nga rënia e papritur e suvasë, një prej vajzave që ndodhej në bankën e parë ka pësuar disa gërvishtje të lehta ndërsa nxënëset e tjera fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime. Klasa e vitit të 3 në këtë shkollë ndodhet në katin e dytë.
