Tiranë, shpërthen automati, zjarr në qendrën shëndetësore nr. 10

anazapta

Qendra shëndetësore numër 10 në kryeqytet është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë në katin e parë të ndërtesës, ku si pasojë e mbingarkesës në sistemin elektrik, ka shpërthyer automati.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke evakuuar edhe personelin.

Mësohet se nuk ka pasur të lënduar.

Si pasojë e shpërthimit të automatit, është djegur linja elektrike e gjithë ndërtesës, ndërsa zjarri ka shkaktuar edhe dëme materiale.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *