Dhuna ndaj femrave nuk ka të ndalur brenda dhe jashtë mureve të shtëpisë. Një burrë ka dhunuar gruan e tij në gjykatë, pak minuta pas përfundimit të procesit të divorcit. Genci Sefo ka qëlluar me shpullë ish-gruan e tij në hollin e Gjykatës së Tiranës, vetëm pak minuta pas kishte përfunduar seanca gjyqësore që i ka dhënë fund ligjërisht martesës së tyre. Bashkëshortët kishin marrë pjesë në seancën që i dha kujdestarinë e fëmijës gruas, e cila më pas ka denoncuar burrin në komisariatin nr 2, për dhunën e ushtruar në publik ndaj saj. Policia ka shpallur në kërkim Genci Sefon.
