Akuzave për tradhëti bashkëshortore, një 60-vjeçar iu është përgjigjur me armë zjarri duke shkaktuar tragjedi në familjen e tij. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme në fshatin Grecë të komunës Pezë në Tiranë kur Ferit Kolgjini ekzekutoi me armë zjarri bashkëshorten Sulltane Kolgjini, 59 vjeçe dhe vëllanë e tij Ramadan Kolgjini, 67 vjeç. Pas krimit të dyfishtë, 60-vjeçari është larguar disa metra nga oborri i banesës ku qëlloi edhe veten. Trupat e pajetë të tre personave u gjetën nga fqinjët të cilët njoftuan policinë. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie për të zbardhur rrethanat.
Krimi
Rreth orës 11:50 të paradites së djeshme policia e kryeqytetit u njoftua për një krim në familje në fshatin Grecë të komunës Pezë në Tiranë. Në vendngjarje mbërritën efektivët e komisariatit të policisë nr.6, si dhe oficerët e zyrës së hetimit të vrasjeve në policinë e Tiranës. Policia gjeti në oborrin e banesës së familjes Kolgjini tre persona të vrarë. “Pranë njëri-tjetrit u gjetën trupat e pajetë të Sulltane Kolgjinit dhe kunatit të saj Ramadan Kolgjini, ndërsa pak metra më tej u gjet trupi i pajetë i Ferit Kolgjinit dhe pranë tij një pushkë. Në baze të deklarimeve të banorëve të fshatit dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes dyshohet se Ferit Kolgjini ka qëlluar me armë mbi bashkëshorten dhe vëllain e tij dhe më pas ka vrarë vetën” thanë për gazetën burimet policore. Për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët e viktimave si dhe fqinjët e tyre.
Motivi
Në bazë të hetimeve të kryera rezulton se bashkëshortja e Kolgjinit dyshonte se ai e tradhëtonte me një banore të fshatit. Ajo ka njoftuar vëllezërit e Kolgjinit që tu tregonte veprimet e Feritit. Ramadan Kolgjini ka mbërritur paraditen e djeshme në banesën e vëllait të tij në fshatin Grecë ndërsa vetë banonte në Kombinat të Tiranës. Sulltane Kolgjini dyshohet se ka akuzuar bashkëshortin e saj për tradhëti në sy të kunatit gjë e cila është mohuar nga Feriti. Mes tyre ka nisur një debat i ashpër i cili ka nxehur gjakrat. Policia deklaroi se ende nuk dihet biseda e saktë mes tre personave para krimit. Por sipas deklarimeve të fqinjëve janë dëgjuar të bërtitura pak para vrasjes që vinin nga shtëpia e 60-vjeçarit. Në debat e sipër, Ferit Kolgjini ka marrë një armë duke vrarë bashkëshorten dhe vëllanë e tij. Në kushte të rënda psikologjike ai ka qëlluar edhe veten pak sekonda më pas, disa metra larg trupave të familjarëve të tij. Të shtënat u dëgjuan nga fqinjët të cilët njoftuan menjëherë policinë. Çifti Kolgjini kanë katër fëmijë, por në momentin e krimit asnjëri prej tyre nuk ndodhej në banesë. Policia tha se dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për motive xhelozie ndërsa çështja është ende nën hetim. Në vendngjarje u sekuestrua një pushkë, një çifte si dhe tre gëzhoja.
Fqinjët e familjes Kolgjini: Feriti njihej si person gjaknxehtë
Familja Kolgjini, jetonte prej 20 vitesh në fshatin Grecë të komunës Pezë të Tiranës, ndërsa ishin me origjinë nga Kukësi. Banorët e fshatit tregojnë se nuk kishin pasur dijeni për konfliktet në këtë banesë. Megjithatë ata shprehen se Feriti njihej si një person gjaknxehtë por nuk krijonte probleme me banorët e fshatit. Fqinjët kanë diktuar për konfliktin në familjen Kolgjini vetëm paraditen e djeshme kur kanë dëgjuar të bërtitura. Vetëm pak minuta më pas ata dëgjuan të shtënat që vinin nga banesa e 60-vjeçarit. Policia ka marrë në pyetje personat e parë që mbërritën në vendngjarje. Ndërkohë që dyshohet se dëshmitar i konfliktit ka qenë edhe vëllai tjetër i autorit i cili ishte larguar pak para krimit duke i shpëtuar kështu ndonjë vrasje të mundshme. Fillimisht policia ngriti edhe një pistë tjetër hetimit. Atë të vrasjes nga persona të tjerë por kjo pistë u rrëzua pas zbardhjes së debatit mes tre viktimave.

Katunsret jane shume trUmatik. Nxitohen dhe bejne idiotesira pa u qetesuar me pare. Po per femijet mendojne keta?
U pakësuan sot edhe tre shqiptarë? Kush mban përgjegjesi për këtë gjendje depresante? Qeveria jo,ojq e ojf jo, katundi jo !? Kush atëhere ? E gjeta,përgjegjësia është e “vdekjes”!? Kjo e ka fajin ! Pse vajti në Gresë pa u asfaltuar rrugët?
Cfare beni keshtu? Ku e gjetet sot qe Rama ka bilancin e punes 300 ditore ku Saimirin e ben heroin e radhes per rend e qetesi…thote era shtet!!!! Populli turret e komenton bravo qeveria…perpara dhe ripjedhja me keq se demokratet e leshit.
Po keta pse u vrane?A nuk e dinin qe jeta do jete me e bukur tani qe na drejton banka boterore ?
Eshte fatkeqesi qe malsoret e veriut kane mbetur kaq mbrapa me realitetin dhe edukimin edhe pasi kane ardhur ne Tirane. Per komentuesit idiot qe futin qeverine ne kete mes; po pse qeveria e ka fajin qe njerezit jane te prapambetur?
Ti “paradoks” mbron qeverine si jesmen e perfitues qe je por,a nuk na thua se kush e mban pergjegjesinë sipas teje? Përveç qeverisë tënde meqënëse te vjen keq për të? Na trego te paktën ndonjë politikë sociale të qeverisë tate të dashur!
Keta jan talibanet qe na solli shpellari ne tiron sbehen njeres kure .
Mund te kete vrare gruan ne fillim, pastaj vellain… e ne fund veten.
Eh i kane te rinjet dhe keta budalleqe,mjafton te jesh bashkefshatar me Mul Ndoken.
Gjithesesi,eshte nje krim i shemtuar xhelozie!… Por, qe t’a ngatrosh me qeverin?! kete e bejne vetem komentuset analfabet,apsolut,analfabet. Sa dallohen keta fatkeq te sali fat dreqit!…
Kane terbuar pleqte u duket sikur jane adoleshente.
Kta pleq or ti miku adoleshencen e kaluan duke mesuar neper shkolla ,duke shkembyer shakara e “loderza” veshtrimesh miqsore neper festat e mbremjet e vallzimit e neper aksionet pa fund te asaj kohe te varfer por te qet e te sigurt ku krisma e armeve ndigjohej vetem neper stervitje e zbore e nuk ishin te shperndara neper duar kalamajsh,kriminelesh,hajdutesh e ktyre gjaknxehteve qe te vrasin ashtu per nje llaf goje ! Pasi kaluan edhe nje rini pune i erdhi radha moshes se pjekuris te marin ruget e largimit e te mergmit per te ndryshuar monotonin e asaj lloj jete e te provojn ate cka dhuron liria e demokracia ne nje vend ku kjo solli vetem shkaterrim e degjenerim !Solli politikan te papar lukuni mashtrusish e vjedhesish me nje zinxhir te kalbur ndergjegje administrative qe shgenjeu me shum se kedo kte brez fatkeq ! Kjo grua budallaqe akoma ne koh te kanunirt therret vllezrit e burrit te gjykoj kte njeri te lir tashme ne pleqeri sepse don te gezoj kte koh e i ka mbetur ashtu si ai e kupton e qe nuk do i heq veshin sektetari partis ,kryetari lagjes e komiteti partis per kte xhest amoral ne familje e ky i bie shkurt ,te vras e te vetvritet me pushken qe tashme kushdo mundet te ket fshehur diku ne shpi apo kudo fal rastit qe na dhan kta qe udhehoqen demokracin e shum enderuar !!!A nuk esht targjedi injorance ky perfundim ???? Vriten tre veta e perse ???? Ku e gjejn kte “trimeri” kta tipa per gjera ordinere e ato qe jeta e perditeshme e tyre ,zhgenjimet ,padrejtesit,shtypja mafjioze dhunimi,e diferenca mes te varferit e te pasurit ne stade te papara per ne ,ju esht normale dhe morale !!!!!!Shum e zgjata..