Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi dje të indeksojë çmimin e biletës të autobusëve urbanë, pas disa javë negociatash që Bashkia e Tiranës udhëhoqi me shoqatat e transportit urban, të cilat këto ditë kishin kërcënuar me falimentim, e duke rrezikuar të linin qytetarët pa transport publik në 1 janar 2016.
Vendimi për të indeksuar çmimin e biletës, i cili nuk ishte indeksuar që nga viti 2007, edhe pse sipas ligjit duhej të ishte bërë çdo vit në bazë të inflacionit, është vlerësuar si një zgjidhje e drejtë nga këshilltarët bashkiakë, nisur edhe nga fakti se qytetarët s’mund të liheshin pa transport publik për shkak të falimentit të kompanive private. Ndërkaq, kompanitë e autobusëve janë shprehur vazhdimisht se janë në vështirësi të mëdha financiare, ndërkohë që kanë kërcënuar me mbylljen e autobusëve në 1 janar.
Vendimi për indeksimin e çmimit do të hyjë në fuqi vetëm në muajin shkurt, ndërkohë ç’është më e rëndësishmja, indeksimi nuk do të prekë abonetë e studentëve, pra ato do të kushtojnë po njësoj.
Sipas burimeve nga Shoqata e Transportit, kompanitë janë ende të pakënaqura, pasi nuk kërkuan indeksim me inflacionin ndër vite, por rritje reale dhe të menjëhershme të çmimit në 700 lek. Por, rritja e çmimit u refuzua kategorikisht nga Bashkia e Tiranës dhe nuk u mor fare parasysh nga Këshilli Bashkiak, ndërsa sot pritet edhe një reagim nga Shoqata e Transportit të Tiranës.
Ndërkaq, Bashkia e Tiranës i ka vendosur 3 kushte të forta kompanive private të autobusëve:
1. Shtrirje të rrjetit të autobusëve në të gjithë Tiranën, me 24 njësi administrative, e cila sot është shumë herë më e madhe se ç’ka qenë para 4 muajsh.
2. Modernizim të shërbimit si nga cilësia e autobusëve, shpeshtësia me të cilën vijnë në secilin prej stacioneve dhe cilësia e shërbimit brenda tyre, pastërtia, ajri i kondicionuar etj,.
3. Dhe vendosjen e sistemit të biletimit elektronik në transportin urban, në mënyrë që të jetë një shërbim i lehtësuar për të gjithë qytetarët.

O Erion, je nje bufon i palyre. Zhvleresimin qe i ben ti fjales dhe arsyes nuk ja ben as Basha (mendo sa poshte ke rene).
Perfundimisht ti dhe shefi jot jeni ca tigra letre, qe i ngulni dhembet ne mish te bute, se atje ku u kthehen zbytheni si legena. Dhe zakonisht mishi i bute jane njerezit apo bizneset e rregullta.
Eshte realisht per tu vleresuar fakti qe me ne fund pas kaq shume kohesh po merren parasysh interesat e popullit. Dikur askush nuk mendonte per ate çka ishte ne interes te popullit por qytetare i merrnin vesh te gjitha pasi ishin bere pazaret!
Te rregullohet nje here e mire ceshtja e autobuseve se ne è dime se cvuajme çdo dite me ta qe jo vetem shkojm me vones por edhe gjithe rruga eshte skandaloze. Mir ben bashkia qe u ve kushte kompanive te transportit
Nje shprehje thote se cfare do te mbjedhesh, ate do te korresh. Transporti urban funksionon si monopol dhe monopolet nuk duhet te privatizohen. Bostoni i ka te paprivatizuar autobuzat dhe metrone. Perse Tirana ti kete private? Jeni budallenj apo shtireni ? Del pastaj nje cope pronari qe ka disa autobuza pa ajer te kondicionuar, qe qelbet ne vere, te veje poshte nje person qe e kane votuar me mijera vete.
Ja pra ca ndodh kur e jep Luli me koncesion transporti urban. Nje pjese e autobuseve duhet te ishin pjese e bashkise por jo Luli do ua jete privateve dhe tani vuajme me kta te poshtrit e shoqerise urbane se duan rrije cmimi !!!
Nese nuk do indeksohej cmimi biletes ne janar nuk do kishe fare transport publik qe ka pasoja akoma me te renda per xhepin e qytetareve! Cmimi 70 lek kurrsesi nuk mund te pranohet por nje indeksim i tille eshte me i arsyeshem
Kush ta tha kete ty Elidona??
Me siguri Erion Veliaj,qe eshte treguar ose i PA AFTE TE MENAXHOJE SITUATEN,ose KA MARRE DISA MILIONA nga MAFIOZET E URBANEVE!
Kush i kontrolloi keto firma qer qenkan me humbje??
Mbi 90% e pasagjereve zbresin ne 1-2 stacione dhe ne dhjetra stacione hypin dhe zbresin qindra qytetasre!
Transporti Urban ne Tirane eshte BIZNESI I MILIARDAVE per cdo muaj dhe ne se keta kercenojne me falimentim,nje kryetar Bashkie i AFTE dhe i PAPERLYER duhet t’u kerkoje qe ta shpallin zyrtarisht FALIMENTIN,t’u marre licencat dhe te ftoje operastore te rinj per kete sherbim!
Perkohesisht ne Tirane ka me DHJETRA AUTOBUZE DHE FURGONA qe mund ta bejne kete pune!
Kush ta tha kete ty Elidona??
Me siguri Erion Veliaj,qe eshte treguar ose i PA AFTE TE MENAXHOJE SITUATEN,ose KA MARRE DISA MILIONA nga MAFIOZET E URBANEVE!
Kush i kontrolloi keto firma qe qenkan me humbje??
Mbi 90% e pasagjereve zbresin ne 1-2 stacione dhe ne dhjetra stacione hypin dhe zbresin qindra qytetare!
Transporti Urban ne Tirane eshte BIZNESI I MILIARDAVE per cdo muaj dhe ne se keta kercenojne me falimentim,nje kryetar Bashkie i AFTE dhe i PAPERLYER duhet t’u kerkoje qe ta shpallin zyrtarisht FALIMENTIN,t’u marre licencat dhe te ftoje operatore te rinj per kete sherbim!
Perkohesisht ne Tirane ka me DHJETRA AUTOBUZE DHE FURGONA qe mund ta bejne kete pune!
Dhe ne nje kohe qe ky shtet HESHT PER VJEDHJEN E 7 MILIARD LEKEVE NE BANKEN E SHQIPERISE,u heq buken e gojes FUKARENJVE!
Shtet ANIHUMAN!!!
Sundimtare qe nuk ua qajne hallet popullit por mbushin xhepat e tyre me miliona!!!
E tmerrshme! Kujtova se e hoqem nje here e mir Lulin nga bashkia por jo ! Ja ku ja ndjejme pasojat akoma , aq shume e demtoi bashkine e Tr sa ne vend te punojme per te nesermen duhet ende te merremi me te shkuaren. Ne vend qe autobusat ti kishte bashkia duhet ti kene private!