Një vajzë me nënshtetësi gjermane, Katerina Erektel 27 vjeç, është denoncuar nga prindërit e saj si e rrëmbyer në orët e mbrëmjes së të dielës në Tiranë.
Sipas policisë i përfshirë është ish – i dashuri i saj, i cili është arrestuar dhe një bashkëpunëtor i tij që i ka ikur ndjekjes së policisë ku janë përdorur edhe qentë.
Bëhet fjalë për Hamdi dhe Shkëlqim Berishën nga Kosova, të cilët kanë mbajtur peng gjermanen rreth 400 metra nga vendi ku ishte braktisur automjeti me të cilin dyshohet se ishte rrëmbyer ajo.
Hamdi Berisha e ka futur ish-të dashurën e tij me forcë në makinën e saj pasi e ka nxjerrë po me forcë nga një lokal në zonën e Unazës së Re. Më pas janë larguar për ta braktisur mjetin në afërsi të Urës së Limuthit.
Mjeti me targa TR 1613 U, u gjend në afërsi të shinave të trenit në zonën e Vorës.
Hamdiu është arrestuar rreth 1.5 kilometra larg vendndodhjes së makinës pasi u ndoq me qen policie.

Keto Berishte e tropojes e te kosoves e qelben kombin shqiptar