Tiranë, denoncon pronarin e hotelit se donte ta shfrytëzonte

redaktor

Një grua e re ka denoncuar pronarin e hotelit ku kishte qenë e punësuar, se e ka kërcënuar për ta vrarë dhe madje tentuar ta shfrytëzonte si prostitutë. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bënë me dije se bënë arrestimin e të dyshuarit Përparim Xhelili, 50 vjeç, kurse kallëzimi ndaj tij është bërë nga gruaja me inicialet M. P., sipas të cilës, i dyshuari e ka kapur me forcë në një lokal duke e kërcënuar me fjalë për vrasje. Po sipas denoncimit, ajo ka qenë e punësuar në hotelin e Xhelilit, i cili dyshohet se ka tentuar ta shfrytëzojë për prostitucion.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *