Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi mëngjesin e djeshëm Xhevdet Dedjan, 46 vjeç, banues në Petrelë, me detyrë punonjës policie në Komisariatin Nr. 1. Pasditen e së hënës, në aksin dytësor Farkë-Krabë, në fshatin Dobreshë, ka ndaluar në mënyrë arbitrare automjetin betoniere, me targa TR1065N, me drejtues G. B., duke ushtruar dhunë ndaj tij. Nga kryerja e hetimeve rezultoi se polici ishte nën efektin e alkoolit dhe madje këtë veprim arbitrar e kishte të përsëritur. Ndaj tij u ngrit akuza e “kryerjes së veprimeve arbitrare”.
