Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё sё Shtetit Artan Didi, priti dje delegacionin e Policisё Kombёtare tё Danimarkёs, tё kryesuar nga Komisioneri Jens Henrik Hojberg. Didi vlerësoi kontributin danez në fushën e policimit në komunitet dhe të drejtave të njeriut. Kryepolici njohu Hojberg me objektivat e luftës ndaj krimit të organizuar, trafiqeve e korrupsionit. Komisioneri danez tha se “bashkëpunimi do të vijojë me projekte në betejën me krimin e organizuar, korrupsionin dhe policimin në komunitet”.
