I dogji makinën të dashurit për Shën Valentin, vajza: Do të të djeg edhe ty

anazapta

Pak muaj më parë, historia e saj bëri bujë në media. Më 14 shkurt, 30-vjeçarja Dorina R. i dogji makinën të ish-dashurit. Por kësaj here, ajo e ka kërcënuar me jetë. Mësohet se tri ditë më parë, Dorina e ka kërcënuar sërish ish-të dashurin e saj. Policia ka pasur arsye për ta marrë seriozisht denoncimin e Adriatik Sh. Kjo, pasi 30- vjeçarja, Dorina R., ka qenë arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje apo për kanosje me jetë të ish-bashkëshortit për kujdestarinë e vajzës.
Pasditen e të martës, në një lokal tek kompleksi i pishinave pranë Liqenit Artificial, 30-vjeçarja ka shkuar në tavolinën ku ka qenë ulur Adriatiku dhe e ka kërcënuar. Sipas kallëzimit në polici, mësohet se Dorina R. e ka kanosur me fjalët për jetën “se si të dogja makinën, do të të djeg edhe ty”, kërcënim që ka angazhuar seriozisht forcat e policisë.

30-vjeçarja është liruar pak kohë më parë, pas arrestimit për djegien e makinës. Në ditën e Shën Valentinit, ajo i dogji të dashurit  makinën tip Chevrolet, me pretekstin se i dashuri i saj nuk i kishte bërë dhuratë. Bashkë me makinën e Adriatik Sh. u dogj dhe një mjet tjetër që ishte parkuar  ngjitur me të.

Share This Article
2 Comments
  • Ky eshte veprim teresisht politik, ska lidhje e dashura fare. Ti zoti i makines vazhdo financo ato minjte e pusetave qe te publikojne kunder mazhorances.. Ky ishte nje paralajmerim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *