Tiranë, digjet automjeti, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

redaktor

Një automjet është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45 në rrugën “Hoxha Tahsim”, ku makinës tip Benz, me ngjyrë të zezë, në pronësi të A.Mukajt i është vënë flaka. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme.

Për hedhjen dritë mbi rastin, blutë kanë marrë në pyetje fqinjin e A.Mukajt , si i dyshuari kryesor për ngjarjen, pasi sipas bluve një ditë më parë dy personat ishin përfshirë në një konflikt mes tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *