Tiranë, digjet në banesë një e moshuar

anazapta

Ka humbur jetën një e moshuar për shkak të një zjarri të rënë sot në kryeqytet. Një banesë që ndodhej pranë me qendrën shëndetësore në Kombinat është përfshirë nga flakët, ndërkohë që Brenda ndodhej edhe e moshuara Feride Malaj. Kjo e fundit nuk ka mundur të dalë nga banesa, duke u djegur brenda saj.

Zjarri mësohet se ka qenë i përmasave të mëdha, ndërsa janë dashur dy makina zjarrfikëse për neutralizimin e flakëve. Njoftimi i zjarrfikëseve është bërë nga fqinjët e pallatit, por asgjë nuk është bërë dot për të moshuarën.

Sipas Ora News, e moshuara i ka vënë flakën vetes gjithsesi policia ende nuk ka dalë me një variant zyrtar.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *