Administratori i firmës “Beu Construksion ICSC” u mor nën akuzë në gjendje të lirë pasi u denoncua nga qytetari A. A., për mashtrimin me një apartament. Agjentët Kundër Krimit Financiar thanë se morën nën hetim Engjull Bengasin, 28 vjeç, pasi apartamenti që i ka shitur qytetarit, nuk është në pronësi të firmës. Kurse Taulant N., 24 vjeç, u kap me një sasi hashashi afër sheshit “Uillson” dhe Renato Krajta, 19 vjeç, u kap në Kamëz nga policia po me një sasi kanabisi. I fundit u procedua Mitat U., 50vjeç, për kanosje me telefon të gruas me inicialet B. K.
