Ndërtimet pa leje nuk janë të vetmet objekte të vëna në shënjestrën e INUK dhe policisë. Gjatë ditës së djeshme, uniformat blu në bashkëpunim me specialistë të INUK kanë hequr tabelat reklamuese përgjatë rrugës dytësore Tiranë-Durrës.
Aksioni ka përfshirë të gjitha ato reklama që ndodhen te mbikalimet dhe buzë rrugës në një distancë prej 20 metrash. Burime nga Ministria e Brendshme thanë se billbordet e mëdha të ekspozuara në kodrat pranë autostradës nuk do të lëvizen, pasi ato nuk përbëjnë ndonjë shqetësim dhe janë konform me Kodin Rrugor.
Tabelat reklamuese anash rrugës, shumë prej të cilave slogane elektorale, edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga zgjedhjet, janë bërë shpesh shkak për aksidente rrugore, pasi tërhiqnin vëmendjen e drejtuesve të automjeteve.
Një aksion i ngjashëm pritet që të kryhet edhe në akset e tjera kryesore të vendit, aty ku qarkullimi i automjeteve është i madh.

Te hiqet çfare s’ duhet, qe terheq vemendjen e qe behen shkak aksidentesh, por te vendosen si kudo ne shtetet fqinje tabela orientuese.
Shihni me vemendje se ç’ rremuje e rrumpalle eshte mbikalimi kompleks ne hyrje te Durresit, nuk ka tabela, nuk orientohe dot, ose jane shume te vogla te padukshme. Atje eshte problem shume i madh.
Me duket se po hiqen se jane bere “shkak” qe Kokedhima dhe Kokedhimet e tjere nuk po fitojne sa duhet nga reklamat…
mire bejne qe i heqin ,jane me te vertet shkak aksidentesh ,ne greqi u be problem i math reklamat ne rruge saqe moren vendim dhe i hoqen, pse u dashka te ikin jete njerezish pa te meren masa?te heqin dhe tabelat qe jane vendosur siper urekalimeve
Me te thatin digjet edhe i njomi!
Jam shume dakord me qellimin e aksionit, por jo me menyren se si eshte ndermarre. Pothuasje asnje nga bizneset ne rrugen dytesore nuk eshte lajmeruar verbalisht apo me shkrim per vendimin dhe reklamat jane hequr ne menyre brutale ne oret e vona te nates, duke marre formen e nje raprezaljeje per te treguar muskujt e shtetit, qe ka shkaktuar kosto disa mijera euro per bizneset taksapaguese te rregullta.
Nese paguan cdo vit taksa vjetore per nje tabele reklaumese, minimumi duhet te ishte lajmerimi me shkrim per heqjen e tyre arbitrare, per ti dhene mundesi ketyre bizneseve ti heqin vete pa shkaktuar shkaterrimin total te tyre.
Nje pyetje tu bej une juve? Po biznesi ke pyeti kur vuri shpejt e shpejt reklamat buze rruges??? 🙂
Po pyeti, mori leje dhe pagoi taksa ne komune. Vetem ne kompanine ku une punoj, pagesa vjetore per reklamat jo ne rruge, por ngjitur me objektin, aty ku ndahet objekti me trotuarin eshte 250.000 leke te reja, kjo pervec takses se tabeles dhe takses se gjelberimit qe paguhet ne menyre aribtrare sipas llojit te biznesit.
Ne autostrada apo rruge te shpejta nuk lejohen tabela reklamash anesh rrugeve pervec shenjave tq qarkullimit rrugor dhe tabelat e drejtimit te daljeve nga autostrada.
Per kuriozitet po taksa tabele kane paguar ato kompani per reklamat e tyre?
Anash autostrades Tirane-Durres ka reklama teper te ndriteshme qe verbojne me shume se dritat e gjata perballe. Gjate udhetimit naten erresojne plotsisht shikimin, cka behen shkak per aksidente.
Para se gjithash jam shume I kenaqur qe gazeta dita e quan Durres-Tirane, rrugen per te cilen behet diskutimi. Pashe shume komente ne te cilat kjo rruge qesharake quhet autostrade. JO JO JO, ka asnje gje te perbashket me autostradat e verteta. shumica jone tashme ka dale njehere jashte Shqiperise dhe I ka pare autostradat e sigurisht eshte habitur dhe irrituar kur ka bere krahasimin me kete rruge apo me cdo rruge ne Shqiperi.Kjo rruge e mbytur nga ndertimet buze saj eshte pasqyra me e qarte dhe e vertete e paaftesise dhe driteshkurtesise qe injoranteve dhe hajduteve qe na qeverisen qe nga renia e diktatures e deri para ca muajsh. Komplet jashte standartit europian te rrugeve, pa asnje tabele e sinjalizin dinjitoz, me hyrje e dalje qesharake dhe te rrezikshme per jeten e njeriut, me njerez qe kalojne nga nje ane ne tjetren cdo minute….kjo eshte binjakja e rrugeve te Kandaharit ne Afganistan e kurre nje autostrade qe lidh dy qytetet kryesore te nje shteti fqinj me Italine, pra te nje shteti ne mes te Europes, I cili nuk ka as rruge e as hekurudha…qesharake …dhe shume e dhimbeshme per ne qytetaret e ketij shteti….
Megjithate qeveria e re eshte per t’u pershendetur ngrohtesisht qe perpiqet t’i ndryshoje pamjen kesaj katrahute qe lidh Durresin me Tiranen. Uroj qe puna te vazhdoje deri ne transfprminin e kesaj gerdadhe ne nje rruge normale.