Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur edhe dy aksidente të tjera rrugore, për fat të mirë pa të vdekur. Një motor ka përplasur një grua rreth 60-vjeçe që mbeti e plagosur. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Vasil Shanto”. E plagosura është identifikuar si Hasije Mustafa dhe u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Policia ndaloi drejtuesin e mjetit. Kurse në orën 12:30, në zonën e Mulletit, një veturë “Benz” doli nga rruga e përfundoi në trotuar. Megjithëse makina u përmbys 3 herë, pasagjeri dhe shoferi nuk u lënduan.
