Tiranë, dy punëtorë bien nga lartësitë, në gjendje të rëndë

anazapta

Dy punëtorë ndërtimi po luftojnë me vdekjen në spital, ku përfunduan për shkak të rënies nga lartësitë, në dy kantiere të ndryshme. Ngjarja e parë ndodhi në afërsi të Sanatoriumit, në Sauk, ku si pasojë e humbjes së ekuilibrit, punëtori Hamdi Gega ka rënë nga një lartësi e madhe. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku bluzat e bardha bënë të ditur se gjendja e tij është e rëndë.

Ndërkohë, ngjarja e dytë ndodhi në Yzberisht, ku një tjetër punëtor ndërtimi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër. Mësohet se punëtori është rreth 50 vjeç, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur ende. Ai është dërguar në spital, ku gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *