Tiranë, dyqanit të konfeksioneve i vënë granatë lodër

anazapta

Një objekt shpërthyes në dukje granatë, është hedhur para një dyqani rreth orës 15:00 të ditës së djeshme, në zonën e “Komunës së Parisit”. E njoftuar nga kalimtarët, pasi dyqani që ndodhej buzë rrugës kryesore ishte i mbyllur, policia rrethoi zonën dhe largoi qytetarët përreth, ndërkohë që objekti nuk ka plasur. Më pas forcat e Xhenios verifikuan mjetin e dyshuar si luftarak dhe në përfundim rezultoi se ishte një lodër për fëmijë, me përbërje plastike. Mendohet se autorët kanë bërë shantazh ndaj pronarit të dyqanit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *