Tiranë, e detyroi të bënte prostitutën për 2 vjet, nën akuzë tutori

redaktor

Një 37-vjeçar u arrestua nga policia e kryeqytetit pas denoncimit të depozituar nga një vajzë e re se e kishte detyruar për dy vjet me radhë të bënte prostitutën, duke i marrë dhe fitimet. Burime zyrtare sqaruan se nisën procedimin penal ndaj Agron Z., i dënuar më parë për “vjedhje”, sepse dyshohet se ka detyruar nëpërmjet dhunës të ushtrojë prostitucion në Tiranë, gjatë periudhës së viteve 2012-2014, vajzën me inicialet M. K. Por i dyshuari ka mohuar akuzat, duke i quajtur sajesa të kallëzueses dhe se nuk ka pasur prova për ta arrestuar.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *