Tiranë, e mashtron për t’i shitur shtëpi, shpallet në kërkim

redaktor

Policia e kryeqytetit ka nisur procedimin penal dhe po punon për kapjen e një 46 vjeçari. H.Z., 46 vjeç me banim në Tiranë, administrator i një shoqërie ndërtimi është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i ka vjedhur 27 000 euro, në vitin 2013, duke i premtuar një apartament banimi në zonën e Qesarakës në Tiranë, shtetasit J.Zh., banues në Tiranë. Nga ai moment 46-vjeçari ka humbur gjurmët dhe nuk i përgjigjet të dëmtuarit, i cili është detyruar të bëjë denoncimin në polici.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *