Tiranë, e moshuara i vë flakën vetes në banesë

redaktor

Një 80-vjeçare është vetëvrarë paraditen e sotme në kryeqytet duke i vënë flakën vetes.

Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e Kombinatit, në vendin e quajtur si “Pallati i beqarëve” ku e moshuara Feride Malaj i ka vënë flakën vetes në banesë dhe për pasojë ka marrë flakë edhe apartamenti ku banonte.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve por nuk kanë mundur të shpërtojnë nga vdekja të moshuarën.

Ndërkohë policia ka deklaruar se e moshuara ka paraqitur probleme psikologjike ndërkohë që po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *