Seksioni Kundër Krimeve ndaj Pronës, filloi proçedimin penal për grabitjen e një taksisti nga 2 ‘pasagjerët’ e tij në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në Kashar, në afërsi të një qendre tregtare, ku është tentuar vjedhja me armë e H. L., 44 vjeç, me banim në Durrës. Dyshohet se autorët, ende të paidentifikuar, pasi kanë udhëtuar si pasagjerë me të dëmtuarin në një mjet taksi, kanë tentuar për ta vjedhur, duke qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë, kur taksisti u largua para se ta grabisnin.
