Tritol pallatit të ri 12-katësh, ku jetojnë deputetë, ish-deputetë, ish-ministra, zëvendësministra, zyrtarë dhe biznesmenë. Por eksplozivi i hedhur ka shpërthyer në ballkonin e katit të tretë të ndërtesës ku jetonte familja Dako. Nga shpërthimi ka pasur dëme materiale dhe është plagosur lehtë në dorë motra e pronarit të banesës, V. Dako, 60 vjeçe. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:40, në rrugën “Ymer Kurti” në Tiranë, në katin e 3-të të një pallat të ri, ku jetonte Ilir Dako, një ish-agjent i Shërbimit Informativ Shtetëror, aktualisht në pension, që merrej me biznesin e ndërtimit sipas informacioneve të policisë. Por në dëshminë që ai ka dhënë në polici, ka shpjeguar se nuk ka asnjë konflikt të hapur apo të vjetër dhe se dyshon që autorët të kenë ngatërruar objektivin. Policia po heton edhe këtë pistë, pasi autorët e kanë hedhur nga poshtë fluturimthi lëndën plasëse me fitil zjarrpërcjellës. Shpërthimi shkaktoi panik tek banorët.
“Unë nuk kam konflikt me askënd. Nuk kam pasur kurrë më parë probleme. Dyshoj se do kenë ngatërruar objektivin, pasi në pallat, në atë krah që është hedhur eksplozivi, jetojnë edhe njerëz të tjerë të njohur, deputetë apo ish-deputetë”, mësohet të ketë thënë Dako gjatë marrjes në pyetje. Aktualisht, grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për identifikimin e kapjen autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ekspertët mendojnë se bomba është ndërtuar në mënyrë artizanale. Mësohet se Ilir Dako më herët ka punuar në Shërbimin Informativ Shtetëror si dhe në Ministrinë e Brendshme. Ngjarja ka ndodhur në një zonë ngjitur me ish-Bllokun dhe tepër të frekuentuar, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” dhe Fakultetit Juridik të Tiranës. Për fat të mirë në atë orë të gjithë kanë qenë në gjumë. E plagosura dhe pronari i banesës rrëfyen se ishin në gjumë me pjesëtarët e familjes kur dëgjuan shpërthimin e fuqishëm. Janë thyer xhamat, dëmtuar ballkoni dhe muret. Sendet materiale të dëmtuara dhe fuqia shpërthyese plagosën në dorë edhe 60-vjeçaren, që u dërgua në spital për mjekim, pa rrezik jete.
Sipas ekspertëve, sasia e lëndës plasëse ka qenë deri në 200 gramë, i aktivizuar me fitil zjarrpërcjellës. Janë sekuestruar disa mbetje fitili, që mendohet se ka aktivizuar shpërthimin në ballkonin e familjes Dako. Kurse si pista hetohen konfliktet për shkak të punës dhe biznesit, si dhe ngatërresa e objektivit nga autorët. Po verifikohen dyqanet e zonës ku ndodhi ngjarja për të marrë pamjet nga kamerat e sigurisë, për të identifikuar autorët. Nga verifikimi paraprak, policia bëri me dije se në atë pallat jetojnë shumë deputetë, ish-deputetë dhe ministra, një zëvendësministër i Bujqësisë aktualisht, zyrtarë të tjerë të lartë dhe biznesmenë. Mësohet se në atë pallat banojnë deputeti Fidel Ylli, drejtori Sportiv i Kukësit, Sulejman Starova, dy dejtues policie dhe ish-ministri Paskal Milo. Deri një muaj më parë në këtë ndërtesë mësohet se jetonin edhe 30 muxhahedinë të rezistencës iraniane, të cilët kanë mbërritur në Shqipëri sipas një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që më pas janë sistemuar në një tjetër ambient.

Keta jane Ilirt e Sali Kriminelit qe mbin si kerpurdha si biznesmen…keta monstra duhet ti besh se bashku dhe tu vendosesh flaken se ne mes tyre mos te demtohet ndonje i pafajshem…ky eshte vetem fillimi dhe pa mbaruar te gjithe keta lloje biznesmenesh se bashku me kriminelet qe i drejtuan vendi nuke ka qetesi….
Eli ,Iliri nuk ka punuar kurre per Saliun se ka dale ne pension kur PD morri pushtetin 8 vjet te shkuara prandaj mos ja fut kot.
A ste duket se sa ra Sali krimineli nga kali filluan explosivet??
Ky eshte problemi qe duhet zgjidhur.
mire e ke;por kujt i thua
dalengadale tritoli po vjen edhe afer atyre qe me veprimet e mosveprimet e tyre krijuan kete shoqeri. Menduan se di ishin te pakapshem, por era e gjirizit po i afrohet shume shpejt edhe pallateve te tyre.
Keshtu eshte kur perdoren te tjeret per te mashtruar e per te perfituar padrejtesisht. Keshtu eshte kur e perdor kete shoqeri si lecke per ta mjelur.
Ky eshte vetem fillimi. Keta qe menduan se do te rronin te izoluar e ne paqe me miliardat e vjedhura nuk e kane kuptuar kurre se nje shoqeri e demokraci te mire e ben nje klase e mesme e forte.
Ilir dako eshte njeri i mirë,e njoh personalisht. Nuk eshte i perzjerë në pislleqe. E ka me punë cdo gje. Eshtë i palodhur. Shyqyr që shpëtove o ilir? Po pandi markollari a po te ndihmon ndopak moralisht te paktën!? Pandi? Shko shpejt te iliri se ta hoqa licencen e inxhinierit kimist te ushtrise! Degjova se eshte plagosur jot moter. A eshtë e vertetë? Mblidheni vehten tani. Shyqyr qe shpetuan!
Te kesh qene spiun nuk qenka aq kollaj vellaaaaaaaa
Une urova per Paskalin qe nuk u peleqis.Do te qe humbje e madhe per kombin,me kete
historian relike me vlera te cmuara.Merni mandolinat o miqte e mi,se eshte koha me e
bukur per mandoline.O miqte e mi,kur bashkohen notat muzikore te nxjera nga mandolina
dhe notat muzikore te dala nga tritoli.ky kombozim del krieveper muzikore.Ju bej thirje per
krievepra muzikore.
mos u tal more burr! se gjynah eshte ;njeri edhe pas -kali
i paska shpetu cici ketyre figurave te shquara te kombit tone. Nje shtet i ndertuar mbi vjedhjen, mashtrimin, prepotencen, korrupsionin nuk ka te ardhme tjeter vec kesaj.