Në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur një shpërthim në rrugën “Kastriotët” të kryeqytetit.
Eksplozivi ka dëmtuar pjesën e përparme të një automjeti tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit T. M., me detyrë oficer policie i krimeve të rënda në Komisariatin e Policisë Krujë.
Dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël lënde plasëse.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.
