“Tiranë-Elbasan”, ARRSH njofton devijimin e trafikut: Ja çfarë ndodh

Ornela

Duke filluar nga data 14 mars, ARRSH bën me dije se është planifikuar dorëzimi dhe hapja e trafikut në Tirane-Elbasan, ne zonën  (TEG-Tuneli i Kërrabës).

“Për kryerjen e punimeve përfundimtare dhe dorëzimin e këtyre segmenteve propozohet devijimi i trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan” pasi karrexhata e djathtë e këtij segmenti, që aktualisht është në dispozicion të trafikut, do të jetë totalisht e bllokuar tek km 0 (2+800) në afërsi të rrethrrotullimit TEG, nga sot data 12 mars ora 15:00 deri ne ‪14 Mars 2019”- njofton ARRSH.

ARRSH ben apel per qytetaret, duke kujtuar devijimin e trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan”. “Eshtë i domosdoshëm për të garantuar përfundimin e punimeve dhe vendosjen në përdorim të trafikut të seksioneve të sipërpërmendura nga data ‪14 Mars 2019”.

Njoftimi

?Në kuadër të përfundimit të pjesës kryesore të punimeve në segmentit nr. 1 të (TEG-Tuneli i Kërrabës) të projektit të ndërtimit të rrugës “Tiranë-Elbasan”, po planifikohet dorëzimi dhe hapja e trafikut në këtë segment, duke filluar nga data 14 Mars 2019, seksionet si më poshtë:

– Të dyja karrexhatat e segmentit nga rreth rrotullimi Teg km 0(2+800) deri tek rreth rrotullimi Ibë km 10+500,

– Karrexhatën e majtë të segmentit nga rrotullimin Ibë km 10+500 deri tek hyrja e tunelit të Krrabës km 13+000(15+850).

Për kryerjen e punimeve përfundimtare dhe dorëzimin e këtyre segmenteve propozohet devijimi i trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan” pasi karrexhata e djathtë e këtij segmenti, që aktualisht është në dispozicion të trafikut, do të jetë totalisht e bllokuar tek km 0 (2+800) në afërsi të rrethrrotullimit TEG, nga sot data 12 mars ora 15:00 deri ne ‪14 Mars 2019.

Bashkëpunimi i qytetarëve për devijimin e trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan”, është i domosdoshëm për të garantuar përfundimin e punimeve dhe vendosjen në përdorim të trafikut të seksioneve të sipërpërmendura nga data ‪14 Mars 2019.

Nga kjo datë, të dyja karrexhatat e segmentit nga rreth rrotullimi TEG km 0(2+800) deri tek rreth rrotullimi Ibë km 10+500, do të jenë të kompletuara me të gjitha elementet e sigurisë rrugore në përputhje me projektin dhe në funksion të plotë të trafikut sipas senseve respektive të lëvizjes.

Nga rreth rrotullimin Ibë km 10+500 deri tek hyrja e tunelit te Krrabës km 13+000(15+850), në dispozicion të përdoruesve do të jetë karrexhata e majtë për të dyja senset e lëvizjes (Tiranë –Elbasan dhe Elbasan- Tiranë), deri në përfundimin e punimeve civile të këtij segmenti.

Share This Article
2 Comments
  • Flmn per mirekuptimin,vetem mbarojeni sak dhe mos vini afate,se e beni si tuneli sales ne rrugen e Kukesit.

  • Në fakt ka qënë i mbyllur që nga data 12 mars.
    Bllokimi shërben edhe për mos mundësimin dhe pengimin e protestuesve që mund të vijnë në Tiranë me datë 16 mars në protestën e opozites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *