Tiranë – Elbasan mbaron brenda vitit

Dita

Menaxheri i projektit Aksel Qorduka thotë se janë 13 km nga rreth rrotullimi i Mulletit deri ne hyrje te Tunelit, nje segment rrugor i cili ne gjysmen e tij ka probleme teknike dhe ka patur nevoje për para shtese.

Por ekspertet i kane dhënë zgjidhje segmentit te vështire ne zonën e Ibes. Është rikonceptuar projekti pa ndryshuar gjurmën, por duke vendosur barriera me qellim parandalimin e rrëshqitjeve, por punimet ende s’kanë filluar. Qeveria ka siguruar edhe fondin e nevojshëm për përfundimin e plote te kësaj vepre te rëndësishme rrugore, raporton Vizion Plus.

Punimet per ndërtimin e rrugës Tirane-Elbasan janë tejzgjatur, duke mbetur peng vetëm per mbylljen e 13 km. Zyrtaret e shpjegojnë këtë fakt sa me cilësinë e dobët te projektit, me mungesës e fondeve te nevojshme, por edhe me problemet e paparashikueshme qe dalin gjate zbatimit te kontratës ne praktike.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *