Për shkak të vazhdimit të punimeve tuneli i Kërrabës do të qëndrojë i mbyllur deri në datë 1 korrik. Drejtoria e Policisë Elbasan njofton se, “i është kërkuar nga firma ndërtuese të marrë masa për rregullimin e trafikut deri në 1 korrik”. Në një njoftim të mëparshëm nga Ministria e Brendshme ishte parashikuar që tuneli të hapej në 28 qershor. Por zgjatja e punimeve në rrugë më tepër se parashikimi ka bërë që afati të shtyhet. Policia kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe njëkohësisht njofton se deri mëngjesin e 1 korrikut qarkullimi në tunel do kthehet.
