Tiranë/ Fshin kilovatët në matës, arrestohet elektricisti dhe abonentja

Gazeta Dita

Drejtuesit e OSHEE, Njësia Tirana 1, kallëzuan sot në Polici, pranë sektori i krimit ekonomik, elektricistin Boris Tola. Ky i fundit, më 10 shtator, pas dakordësisë me abonenten, heq matësin nga boksi dhe fshin kilovatët e konsumuar.

Ne polici është proceduar edhe abonentja, si bashkëpunëtore në krim, ku rezulton debitor ndaj OSHEE prej disa muajsh.

Rasti u zbulua sot gjatë kontrollit në zonën “Rruga Fortuzi”, Tiranë.Gjatë marrjes në pyetje, palët e kanë pranuar veprimin e jashtëligjshëm.

Sakaq, nga kontrollet e vazhdueshme, vetëm në Tiranë, janë regjistrua në 3 muajt e fundit mbi 60 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Rasti i fundit, ishte zbulimi i një vile 3-katëshe, me aktivitet bar-lokal në katin e parë, e cila furnizohej duke vjedhur energji përmes një linje të dytë jashtë matësit. Abonenti Mustafa K. u procedua për tu ndjekur nga organet e hetimit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *