Klosi: Hoteleritë në kërkim të njerëzve të kualifikuar

Ornela

Bizneset e hotelerisë ankohen se pak njerëz janë të kualifikuar dhe se kanë nevojë të punësojnë të rinj dhe të reja, jo vetëm sezonal, por edhe gjithëvjetor. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi nga Durrësi.

Që të gjithë hotelierët kanë një shqetësim, sezonin që vjen, një sezon që do të jetë shumë më shumë impenjativ, një sezon që nuk shtrohet më vetëm në 45 ditë, po kontratat në hotelet tona tashmë kanë shkuar në 180 ditë, ka edhe 210 ditë, pra 6 muaj, 7 muaj biznes kërkojnë njerëz të kualifikuar si ju.

Të gjithë hotelet kanë nevojë për staf të kualifikuar, kanë nevojë për staf të kualifikuar, kanë nevojë për njerëz që shërbejnë, kanë nevojë për njerëz që paguhen shumë më mirë se qoftë edhe po të shkosh në administratë dhe të shërbesh si jurist apo ekonomist në institucionet që drejton ministria e mjedisit apo institucionet e tjera

Në një bashkëbisedim me nxënësit që studiojnë në fushën e hotelerisë në Durrës,  Klosi nënvizoi faktin se diploma e arsimit profesional garanton punë të sigurt. Ai i bëri thirrje të rinjve dhe prindërve që të orientojnë fëmijët për të marrë një zanat në fushën e hotelerisë, pasi do të paguhen më shumë se profesionet e tjera.

Të gjithë hotelet kanë nevojë për staf të kualifikuar, kanë nevojë për staf të kualifikuar, kanë nevojë për njerëz që shërbejnë, kanë nevojë për njerëz që paguhen shumë më mirë se qoftë edhe po të shkosh në administratë dhe të shërbesh si jurist apo ekonomist në institucionet që drejton ministria e mjedisit apo institucionet e tjera

 

b.b/dita

Share This Article
10 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *