Një 36-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugë mëngjesin e sotëm, në kryeqytet. Kanë qenë kalimtarët e rastësishëm, të cilët kanë parë trupin e pajetë të një mashkulli në rrugën “Myslym Keta” dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Viktima është identifikuar si Erton Hasani, 36 vjeç. Pas ekzaminimeve paraprake, policia tha se vdekja e 36-vjeçarit mund të ketë ardhur për shkak të abuzimit me alkoolin.