Një 53-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij paraditen e sotme, në Tiranë. Lulzim Jonuzaj, 53 vjeç, është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugën “Mine Peza”, në kryeqytet. Arsyet e vdekjes janë ende të paqarta. Policia po heton për të hedhur dritë mbi ngjarjen.
