Një tjetër krim është shënuar sot në kryeqytet, duke e çuar në dy numrin e të vrarëve në dy ditët e para të këtij viti që sapo ka nisur. Një person i vrarë me plumb në kokë është gjetur mëngjesin e së mërkurës brenda një automjeti në fshatin Mazrek.
Vikima, i identifikuar si Agron Dervishi, 40 vjeç, është gjetur brenda një automjeti Benz tip furgoni me targa italiane CY325SZ. Sipas policisë, vrasja është kryer në vendin ku është gjetur viktima, ndërsa po hetohet në disa pista për autorët dhe motivet e krimit.
Një ditë më parë, pranë spitalit pediatric në Tiranë u gjet i vrarë me 3 plumba një taksist, ndërsa në pranga u vu autori, një nënoficer. Vrasja dyshohet se ndodhi për çështje morali.