Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në banesën e tij në kryeqytet. Sipas policisë, viktima është gjetur në shtëpinë e tij nga të afërmit.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Dispacerisë së Tiranës, tek rruga “Ferit Xhajko”. Burime nga policia e kryeqytetit kanë thënë se viktima është identifikuar me emrin Dritan Kano. Nga hetimet e para, dyshohet se 40-vjeçari ka disa ditë që ka vdekur.
Trupi i 40-vjeçari do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të hetuar shkaqet e vdekjes së tij.
