Tiranë, Gjermania dhe Spanja sjellin në pranga 2 të kërkuar

redaktor

Interpol Tirana ekstradoi dje nga Spanja dhe Gjermania 2 shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nga Madridi, u soll në pranga Sokol Sejda, 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes me paramendim, të mbetur në tentativë. Gjykata e Elbasanit, më 21 mars 2013, ka dhënë “arrest në burg”, pasi më 16 shkurt 2013, në një lokal ka plagosur rëndë me thikë Albert A. Kurse nga Frankfurti u soll Dëfrim Prekaj, 26 vjeç, nga Peja, që Gjykata e Tiranës më 18 prill 2013 e ka dënuar me 2 vjet burg për falsifikim pasaporte.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *