Gjykata e Lartë rrëzoi në fundjavë shpresat e biznesmenit Ilir Karçini për t’u liruar. Biznesmeni i gazit kishte bërë rekurs në gjykatën supreme prej mëse një muaji, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e tij nga qelitë e paraburgimit, me pretendimin se nuk kishte asnjë lidhje me porositjen e vrasjes së konkurrentit të tij në biznes, Pirro Bare. Por Dhoma e Këshillimit ka vendosur të mos e pranonte këtë rekurs. Prokuroria pretendon se ka prova të mjaftueshme se Karçini ka paguar killerin Sinanaj për vrasjen.