I plagosur një ditë më parë nga një pacient, infermieri Ruzhdi Merja, ka një 3 centimetra në kokë, hematoma në trup e në fytyrë. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Merja tregon sulmin e djeshëm në repartin e urologjisë, nga një pacient që kërkonte me ngulm trajtimin e tij.
“Dy ditë më parë në spital kishim problem me dritat nga një avari në rrjet. Dje Drejtoria lëshoi një urdhër, që për shkak të shkëputjeve të energjisë, aparaturat e rëndësisë së veçantë, si rezonanca apo litotripi, që shkrin gurët në veshka, me të cilën punoj, të mos vendoseshin në punë, pasi mund të dëmtoheshim. Personi që më dhunoi kishte ardhur edhe dy ditë më parë dhe nuk i ishte bërë ndërhyrja. I kisha dhënë numrin e telefonit si çdo pacienti për ta ndihmuar, meqë nuk ishte nga Tirana. Sot në mëngjes erdhi, telefonoi dhe i shpjegova se me urdhër të Drejtorisë, aparatura nuk do të vendosej në punë. Në këtë moment, duke folur, më tha të dilja jashtë dhe unë dola në hyrje të klinikës së Urologjisë, te shkallët. Ai erdhi me vrap dhe në fillim më goditi me një send të fortë në kokë. Pastaj, bashkë me shokun që e shoqëronte, filluan të dy të më binin me karriget e thyera që janë në katin e parë. Kjo është e gjithë ngjarja. Disa kolegë të mitë erdhën të më ndihmonin, pasi ata persona nuk po ndaleshin, pastaj roja. Mund të kishte shkuar edhe më keq se kaq. Jam munduar t’i shmangem duke ngjitur shkallët, ndërkohë që vazhdonin gjuajtjet edhe nga pas shpine”, thotë Merja.
Pak si e pabesueshme kjo historia e ketij. I kishte dhene numrin “si cdo pacienti”… Ndihma qe japin zakonisht njerez te tille, eshte te japin numrin qe te te marrin para. Dhe normal qe gjendja e njerezve qe vuajne nga guret ne veshka s’eshte urgjente, sipas ketyre. Se nuk u behet vone per dhimbjet e krizave qe kane pacientet…