Seksioni Antidrogë goditi një grup shpërndarësish të hashashit në kryeqytet, duke marrë nën akuzë 4 persona të dyshuar. Th. Ç., 18 vjeç, u kap pranë sheshit “Nënë Tereza”, pasi iu gjet nëpër xhepa 1,2 gramë kanabis. Kurse të dyshuarit E. K., 30 vjeç, i janë gjetur në banesë disa qese farmaceutike me 53,8 gramë hashash me qëllim shitjen. Po për këtë akuzë po hetohet edhe E. B., 19 vjeç, që u kap pranë stacionit të trenit me 2,2 gramë drogë. I fundit u procedua S. S., 20 vjeç, i cili u kap me 0,4 gramë kanabis. Të gjithë të dyshuarit dëshmuan se ishin përdorues.
