Tiranë, grabit me dhunë 2 gra në QSUT, arrestohet duke u arratisur

redaktor

Dy gra kanë rënë pre e një grabitësi ditën e sotme në zonën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Policia ka mundur të arrestojë në kohë autorin grabitjes, emrin e të cilit nuk e publikoi për shkak se po heton për dokumentimin e aktivitetit të tij kriminal, për bashkëpunëtorët dhe vepra të tjera penale ku është i përfshirë. Sipas policisë së kryeqytetit, ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 të mesditës në ambientet e QSUT-së, kur i riu rreth të 30-ve u ka rrëmbyer dy grave paratë dhe portofolat, por pa arritur të arratiset, sepse patrullat e policisë kanë qenë shumë pranë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *