Policia e kryeqytetit identifikoi dy të arrestuarit që tentuan të grabisnin me dhunë një argjendari në rrugën “Luigj Gurakuqi” pasditen e së enjtes. Komisariati nr. 1 tha se të dy të rinjtë janë të dënuar më parë për akuzën e vjedhjes dhe kontigjente, madje njëri në kërkim. Në pranga ra Arqile Voci, 24 vjeç, banues në Shkozë, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës më 28 shkurt ka dhënë 14 muaj burg për “vjedhje”. I dyti është Emiljan Vukulaj, 24 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, që drejtonte motorin pa dokumente.
