Tiranë, grabitet në mes të autostradës makina e sigurisë me para

Bledar Lumani

Një makinë e një kompanie sigurie, e cila transportonte para, është grabitur në mënyrë spektakolare.

Grabitja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Autorët e grabitjes i kanë prerë rrugën makinës me para, duke e detyruar atë të ndalojë.

Më pas kanë grabitur paratë dhe janë larguar me shpejtësi.

Ata i kanë vënë flakën makinës së tyre, ndërkohë që mësohet se paratë e grabitura kanë qenë të një kompanie telefonike.

Vetëm pak kohë më parë, një tjetër kompani sigurie u dorëzua para hajdutëve, të cilët po ashtu grabitën në mënyrë spektakolare një bankë në Tiranë.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *