Një grabitje me armë ka ndodhur rreth orës 11:00 në Rrugën e Durrësit, në Tiranë. Grabitja ka ndodhur në argjendarinë “Roza”, në fillim të Rrugës së Durrësit, ku një person me kapuç në kokë është hequr si klient, duke i kërkuar shitëses një orë me vlerë. Sapo e ka shtënë në dorë, “klienti” është larguar menjëherë nga dyqani, pa i dhënë kohë shitëses të bënte asgjë. Ajo ka lajmëruar policinë, cila po punon për identifikimin e grabitësit. Puna është përqendruar te analiza e pamjeve të kamerave të sigurisë që ndodheshin brenda dhe jashtë dyqanit.